• |
ide | kryesore

Nis mbledhja për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, kandidatët 1 muaj kohë

Lajme, Të fundit


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur mbledhjen për hapjen e garës për vendet vakante për Prokurorinë e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK.

Për këtë prokurori und të kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë patur masë disiplinore në fuqi. Përjashtohen nga kandidimi anëtarët e këshillit.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi u shpreh se do zgjidhen prokurorët me kriteret më të mira dhe dorëzimi i dokumenteve pritet të bëhet brenda 1 muaji.

“Emërimi i prokurorëve për prokurorinë e posaçme është rritje në detyrë. Do të zgjidhen prokurorët me kriteret me të mira profesionale dhe morale për të qënë anëtar i SPAK. Magjistrati duhet të ketë ushtruar profesionin për 10 vite dhe të mos ketë marrë masë disiplinore. Magjistrati nuk duhet të jetë anëtar i KLP dhe duhet të ketë kaluar proçesin e rivlerësimit. Aplikimi s’do bëhet vetëm online, por dokumentet mund të nisen  edhe me postë” – u shpreh kreu i KLP.

Në rendin e ditës jane edhe kërkesat e prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çela për t’u kthyer në punë tek Krimet e Rënda, si dhe projektvendimi për kontrollin e figurës për prokurorët që do të bëhen pjesë e SPAK.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *