• |
ide | kryesore

Po vjen i ftohti i frikshëm, nesër temperatura deri në -15 gradë celcius

Lajme, Të fundit


Acar dhe temperatura që shkojnë deri në -15 gradë. Ky është parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat

Ato do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin.

Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C

në vendet e ulëta: -4 / 4 °C

në vendet malore: -15 / -4 °C

Era

Sot pasdite pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër ajo pritet të fryjë e lehtë.


2 Comments

  1. ne shenj respekti ju kujtoj gjith atyre njerzve bamires qe ne mendjen e tyre kan mendimin fjalen dhe vepren e mire per te fituar sevape ,mendojne takimin me zotin e vet ju kujtoj ,se profeti i fundit i njerzimit,ne nje shprehje profetike ne lillje me vlefshmerin e shperblimeve te veprave te mira ne kohe vishtiresie ,kur njerzit nuk kan mundesi jetese ,i tregon si me me sevape dhe me te mella se ne cdo periull tjeter te vitit kur njerzit kan mundesin e levizjes punes dhe jeteses,,prandaj ju ftoj te gjitheve shihni me me meshire te afermit komshit,jetimet atyre qe u jan keputur fijet e jetes vizitoni njihuni me hallet dhe angazhohuni ne mendime fjale dhe vepra te mira ne bamirsi per hater te zotit,se zoti ju shperblen pa mas,eshte premtim i tije per vepermiret uroj mirkuptim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *