• |
ide | kryesore

Ndalojnë reshjet e borës në Dibër, nis ndërhyrja për hapjen e rrugëve

Lajme, Të fundit


Ndalojnë reshjet e borës në Dibër. E ndërsa një pjesë e rrugëve është hapur nga vetë banorët, ditën e sotme pritet ndërhyrja e Emergjencave për të hapur rrugët drejt fshatrave dhe disa rrugë të qytetit.

Në zonat malore trashësia e dëborës ka shkuar gati 2 metër, kurse në qytet deri në 70 cm.

Në aksin Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Në segmentin Peshkopi-Kala e Dodës kalohet vetëm me mjete të larta megjithëse punohet vazhdimisht me borëpastruese.
Të izoluara në Dibër janë fshatrat e Njësive Administrative: Lurë, Reç, Zall Dardhe, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës, Sllovë, Tomin, Melan e Maqellarë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *