• |
ide | kryesore

Protestë e tifozëve për rinovimin e Godin: Atletico Madrid me shpatulla pas murit

Sport



Lajmi për transferimin në fund të sezonit të Diego Godin tek Inter (do të firmosë një kontratë dy vjeçare për 5,5 milionë në sezon me opsionin për një vit të tretë) nuk është gëlltitur nga tifozët e Atletico Madrid, që janë organizuar për një tubim proteste përpara ndeshjes së fituar nga skuadra e Simeone kundër Levante, në mënyrë që ti tregojnë Godin afeksionin e tyre me kore, parrulla e flamuj, duke i kërkuar klubit të rinovojë me kapitenin e tyre.

“Karriera e Godin në këto 8 vjet ka qenë spektakolare: mendimi unanim ka të bëjë tani me vazhdimësinë. Duam që Godin të vazhdojë të luajë me Atletico Madrid. Sepse është kapiteni ynë, lideri ynë, flamuri ynë. Godin nuk mund të largohet sepse është thjesht një nga ne” lexohet në komunikatën e drejtuar klubit nga grupi Union de Peñas.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *