• |
ide | kryesore

Studentët deklarojnë: Do të vazhdojë bojkoti dhe ngujimi në fakultete

Lajme, Të fundit


Në një deklaratë për median, studentët shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në momentin e plotësimit të kërkesave të tyre. Ata kanë zhvilluar edhe një sondazh në fakultet, ku me shumicë votash është vendosur që të vazhdohet me bojkot të mësimit dhe me ngujim brenda fakulteteve.

Studentët kërkojnë dhe mbështetjen e qytetarëve në mënyrë që policia të mos guxojë të ndërhyjë brenda ambienteve të fakultetit.

Ata i kanë ftuar të gjithë mbështetësit e tyre që t’i bashkohen që në orën 07:00 të mëngjesit.

Për të mbështetur kauzën e tyre kërkojnë dhe përkrahjen e pedagogëve.

Sipas studentëve të gjithë forcat politike duhet të qëndrojnë larg prej tyre për shkak se të gjithë ata janë shkaktarë të gjendjes jo të mirë të Shqipërisë në këto 28 vite.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *