• |
ide | kryesore

Atentati në Vlorë, gjendet e djegur makina e autorëve (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Ky është automjeti që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit me armë zjarri në Vlorë për fshehjen dhe largimin e tyre.

Policia e gjeti mjetin duke u djegur në afërsi të stacionit të trenit.

Pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia” persona të paidentifikuar me motor hapën zjarr mbi automjetin tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas.

Nga atentati ka mbetur i plagosur në kraharor dhe bark 41-vjeçari Mikel Mehmeti, që dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit.

Ai po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe personi i dytë që udhëtonte në mjet, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij pasi nuk është paraqitur në spital.


1 Comment

  1. Personat ishin “me motor” !!!
    Po makina e djegur … Pse makina , jo motori …
    Kadri, jepi nje kafe gazetarit se eshte percart…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *