• |
ide | kryesore

Bora bllokon mësuesit, në disa shkolla pezullohet mësimi përkohësisht

Lajme, Të fundit


Temperaturat e ulëta gjatë këtyre ditëve kanë bllokuar mjaft rrugë në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale. Kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve të borës.

Një prej qarqeve me më tepër problematika është ai i Elbasanit.

Disa mësues, për shkak të borës nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë me mjetet e tyre të transportit, duke u kthyer sërish pas.

Për këtë shkak në tre shkolla të Bashkisë Elbasan, Labinot Mal, në Qaf Shmil dhe në Lukaxhi, është pezulluar mësimi. Ndërkohë, në bashkitë Librazhd e Përrenjas, mësimi nuk zhvillohet në 8 shkolla.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *