• |
ide | kryesore

Detaje nga atentati në Vlorë/ mes dy të plagosurve bashkëpunëtori i Llanajve

Lajme, Të fundit


Një atentat me armë zjarri u regjistrua pasditen e sotmë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, ku dy persona me motor i kanë prerë rrugën një makine tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas, duke hapur zjarr.

Nga atentati ka mbetur i plagosur në kraharor dhe bark 41-vjeçari Mikel Mehmeti, që dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit.

Ai po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Sot rreth orës 17:40, në lagjen “Pavarësia” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur nje 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekesore në spital” thotë policia.

Nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe personi i dytë që udhëtonte në mjet, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij pasi nuk është paraqitur në spital.

Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes duke sekuestruar dhe pamjet e sigurisë të një lokali aty pranë që dyshohet të ketë të dhëna dhe detaje që do të mund të çojnë në identifikimin e autorëve të plagosjes.

Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.  Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Mikel Mehmeti mësohet se është bashkëpunëtor i vëllezërve Llanaj në Vlorë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *