• |
ide | kryesore

Flet Meta: Pse nuk e shkarkoj Ditmir Bushatin si ministër të Jashtëm

Lajme, Të fundit


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë detaje nga arsyet se përse nuk e shkarkoi Ditmir Bushatin si ministër të Jashtëm. Në një intervistë për emisionin “Opinion” Meta tha se nuk mund të lindte bosh një institucion kaq të rëndësishëm në një moment të tillë.

“Nuk ka qenë domosdoshmëri për të bërë dekretin për shkarkimin e zotit Bushati sepse nuk kam qenë i bindur për pasuesin e tij dhe ministria e jashtme është delikate.

Qoftë dhe për një arsye që Shqipëria është anëtare e Trojkës dhe në maj merr drejtim e OSBE dhe mund të bjerë një telefonatë për një këshillë dhe aty duhet një njeri i përgjegjshëm. Për shkarkimin e Bushatit nuk jam nisur nga lidhjet personale sepse kështu mund të kisha shkarkuar të parin.

Rama më ka quajtur çizme të LSI? Argëtim të lexoj komentet e Ramës në FB. PS është një parti serioze që ka pasur rol në Gjykatën Kushtetuese” – tha Meta. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *