• |
ide | kryesore

I pastrehu ndërron jetë nga i ftohti

Lajme, Të fundit


Temperaturat e ulëta po shkaktojnë disa viktima. Dy persona kanë humbur jetën vetëm gjatë ditës së sotme prej motit të keq.

Në Proptisht të Pogradecit një person është gjetur i pajetë pasi kishte shkuar t’i blinte ushqim familjarëve të tij.

Gjithashtu sot, në afërsi të hyrjes numër 2 të Portit Detar është gjetur i vdekur një endacak. Personi që ka ndërruar jetë quhet Viktor Dhima.

Një tjetër person u gjet i pajetë në hyrje të Qendrës Spitalore Nënë Tereza gjatë ditës së shtunë.

Veçanërisht të pastrehët rrezikohen së tepërmi prej temperaturave të ulëta të këtyre ditëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *