• |
ide | kryesore

Meta: Rama arrogant, por në takimet me mua…

Lajme, Të fundit


Në një intervistë për emisionit “Opinion”, Presidenti Meta ka folur për përplasjet e fundit mes tij dhe Kryeministrit Rama lidhur me çështjen e dekretimit të Ministrit të Jashtëm. Por, a ka një raport të tensionuar mes Ramës dhe Metës?

PJESE NGA INTERVISTA

Gazetari: A po i jepni ju një dorë opozitës në një moment goxha të vështirë për Kryeministrin, të cilit nga një anë i dalin studentë në proteste, nga një anë tendera falsë, nga një anë tjetër ka probleme me të vetët. Pra, a po i jepni edhe ju një krah opozitës për t’i dhënë goditje të fortë, ose nuk po e quaj të fundit, Kryeministrit? A po hyni në lojën politike?

Presidenti Meta: Mendoj se duhet të bëhemi më të përgjegjshëm për shtetin tonë. Arroganca për fat të keq e Kryeministrit është shkaku i kësaj situate të gjithanshme konfliktuale në vend dhe për këtë na mjafton rasti i marrëdhënieve të institucionet të Presidentit me Kryeministrin për të kuptuar më thjeshtë se çfarë ndodh midis Kryeministrit dhe të gjithë institucioneve të tjera apo Kryeministrit dhe opozitës.

Gazetari: Zoti President, a ka një raport të tensionuar mes jush dhe zotit Rama?

Presidenti Meta: Asnjë tension midis meje dhe zotit Rama.

Gazetari: Vazhdoni të jeni të qetë kur takoheni? Të qeshni, të flisni normalisht?

Presidenti Meta: Për mua nuk ekziston asnjë problem personal. Problemi është që zoti Rama nuk i respekton dot institucionet. Për të, çdo gjë që i pëlqen është kushtetuese dhe e ligjshme. Çdo gjë që nuk i pëlqen është anti-kushtetuese dhe e paligjshme.

Gazetari: Por kur e keni mësuar këtë gjë te zoti Rama? Është diçka e re apo kështu e ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij politike?

Presidenti Meta: Prisnim të përmirësohej.

Gazetari: Dhe në diagnostikimin tuaj, është përkeqësuar apo është përmirësuar?

Presidenti Meta: Tani, rastet e fundit flasin për përkeqësim për fat të keq.


1 Comment

  1. Bukeshkale tipik katuranesk alla skrapar,kalova lumin te dhjefsha kalin,e zgjodhi president per ta shpetuar nga burgu tani ben si lac nga lushnja,ky eshte like floriri miku i sali Korbit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *