Studentet e Shkodrës vijojnë të bojkotojnë mësimin. Ditën e sotme studentët e “Luigj Gurakuqit” i drejtuan dy kërkesa të reja rektoratit.
Së pari kërkojnë uljen nga 30 në 25 pikë kredite për kalimin nga viti i dytë në të tretin dhe pika e dytë e kërkeses ka të bëjë me shkarkimin e këshillit studentor.
Sipas të rinjve ky këshill nuk u përfshi në dinamikën e zhvillimeve që pati protesta studentore, duke mos qënë krah tyre në gjithë këto ditë.
Pasi e dorëzuan në rektorat kërkesën e tyre, ajo pritet të shqyrtohet nga ana e senatit të universitetit në mbledhjen e kësaj të mërkure. Të rinjtë janë të vendosur të vijojnë protestat dhe bojkotin për sa kohë sipas tyre qeveria qëndron indiferente dhe nuk plotëson kërkesat e parashtruara që në ditët e para të protestes.
Pika e trete qe mendoj un, eshte qe departamenti i juridikut dihen dy mostrat, kokerr me kokerr tju kthejne eurot e te shkojne ne burg!!
U bane katundarhanet qe deri ne 95 ju ka ardh era sqap, me ju marr lek shkodranve.