• |
ide | kryesore

Shihni si duket Klement Balili pas rreth 3 vitesh arrati (FOTO)

Lajme, Të fundit


Plot 2 vjet e 8 muaj zgjati arratia e Klemet Balilit, i etiketuar nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’. Sot ai është vetëdorëzuar në polici, për t’u përballur me drejtësinë. Gazetari Artan Hoxha, i cili ka realizuar edhe një intervistë me të, ka publikuar në Facebook foto me Klement Balilin. Siç shihet në pamje, ‘Eskobari’ ka ndryshuar komplet pamjen e jashtme.

Dukshëm ai është dobësuar shumë duke humbur disi nga pamja e tij e para dy viteve. Balili u vetëdorëzua në polici pas disa muajsh negociata me autoritetet shtetërore. Ai ka kërkuar që të mos dhunohej, t’i garantohej një proces i drejtë ligjor dhe të mos ekstradohet në Greqi. Aktualisht ‘Eskobari’ është transferuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Intervista e tij përballë Artan Hoxhës, do të transmetohet nesër në mbrëmje.

©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *