• |
ide | kryesore

Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve, do të fotografoheni

Lajme, Të fundit



Në një video të publikuar në rrjetet sociale, policia e Tiranës i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, pasi ata do të gjobiten dhe fotografohen.

Në video shihen disa drejtues mjetesh të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke marrë gjobat përkatëse.

“Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do fotografoheni dhe gjobiteni, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje”, shkruan më tej policia.

Njoftimi i plotë:

Format e kontrollit me patrullim dhe monitorim që po aplikohen së fundmi, nga Policia Rrugore, kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, me rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjitha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e policisë.

Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do fotografoheni dhe gjobiteni, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/220065122270168/


2 Comments

  1. Shum mire. Po me pare rregulloni tabelat. Perse duhen tabela 30km/ore nga Zogu i Zi deri te Shqiponja dhe 50-70 km/ore nga Malajzjani e deri te Kali ne Kamze, ndersa nga ktu e deri ne dalje perseri tabele e cuditshme perseri 30 km/ore
    Hiqni kufizimet ne autostrade me 50km/ore se dikush ka ndertu buze autostrades, biznes materiale ndertimi, restorant apo karburant.
    Ndaloni ndalesat per cdo pasagjer qe shohin rruges, autobuzat interurban qe nuk te japin as bileten e udhtimit.
    Vendoseni ne kod rrugor qe cdo dalje ne rruge kryesore, mjeti eshte i detyruar te ndaloje, ka apo nuk la tabele sinjalizuese. Etj etj….

  2. Shume ide e mire. Cte thuash. Por kam nje pyetje. Pasi e bera shkeljen, u fotografova, u gjobita si do ta marr vesh une qe kam mare gjobe? Sepse megjithese shkova ne njesi bashkiake se na kercenuam qe do marrim gjobe nese nuk shkojme te saktesojme adresen dhe na erdhen na pyeten ne shtepi e na ngjiten nje leter me adresen e sakte perseri une e kam ne certifikate vetem Tirane. Shpresoj mos me ndalojne nje dite te bukur e te me thone ke ca gjoba pa paguar qe te kane ardhur me foto ne shtepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *