• |
ide | kryesore

Studentët e fakulteteve të rretheve nisin bojkotin dhe ngujimin

Lajme, Të fundit



E ndërsa në Universitetin e Tiranës prej ditësh studentët kanë bojkotuar mësimin si dhe janë ngujuar në fakultete, në rrethe ata kanë qenë të ndarë në grupe ku një pjesë ka kërkuar vazhdimin e mësimit, ndërsa pjesa tjetër bojkotimin dhe ngujimin deri në plotësimin e kërkesave.

Në Elbasan, një grup studentësh protestues, pas orës 10: 00 u nisën nga Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’drejt Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, duke kërkuar solidaritetin e kolegëve. Me protestuesit u bashkuan një numër i vogël studentësh, ndërkohë që në mbrëmje pritet që studentët t’i rikthehen ngujimit. Në auditore, nga ana tjetër është vënë re një shtim i studentëve që ndjekin seminaret e leksionet.

Ndërsa në Durrës, studentët e kampusit universitar pasi e kanë kaluar natën e shkuar në ambientet fakultetit, në ditën e dytë janë shprehur të bindur për të vijuar me bojkotin mësimor. Në ditën e dytë të protestës pati edhe studentë qe iu drejtuan auditorëve, por pjesa më e madhe këmbëngul në plotësimin e 8 kërkesave nga ana e kryeministrit Rama.


1 Comment

  1. Ja foto propaganda. Ka nxjerre ne rradhe te pare te nje grupi 10 vetash dyke mbajtur flamurin kombëtar nje me koke te mbuluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *