• |
ide | kryesore

Zgjatet dhe me tre muaj të tjerë afati i hetimit të Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatet e hetimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri edhe me tre muaj të tjerë.

Afati për përfundimin e hetimeve për Tahirin, skadonte ditën e nesërme, më 17 janar. Prokuroria është në pritje të dy letërporosive nga Mali i Zi dhe Katania në lidhje me këtë çështje.

Emri i ish-ministrit të Brendshëm është i përmendur në grupin e Habilajve, të njohur si kushërinjtë e ish- ministrit, tashmë të arrestuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Prej përgjimeve të zbardhura, përmendet edhe emri i Tahirit si i implikuar në këtë çështje.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *