• |
ide | kryesore

Klement Balili largohet duke buzëqeshur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës

Lajme, Të fundit



Klement Balili është larguar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës duke buzëqeshur, për të shkuar drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë dhe akuzat.

Prova më e fortë që Prokuroria ka ndaj tij janë përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës.

Pas shortit të hedhur ditën e djeshme te Krimet e Rënda, gjyqtare e seancës paraprake u caktua Miliana Muça, ndërsa kjo e fundit do të bëjë edhe rivlerësimin e masës së sigurisë.

Hetimet për Balilin u mbyllën dhe paraditen e së martës dhe prokurori i çështjes Ened Nakuçi dorëzoi dosjen në Gjykatë për të kaluar çështjen në gjykim. E njëjta ditë kur njeriu i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua në duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Si çdo të arrestuar edhe atij i është lejuar që në orën e përcaktuar familjarët t’i çojnë rroba dhe ushqime.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.


3 Comments

  1. pse jo ka takuar shoket e vet qe kan trafikuar deri tani.a nuk jan i njejti mut i rames,tahirit,geron e fatmir gjafes ket polic.

  2. O Stalin o kari lales, po Balili i ka sherbyer PD-es dhe LSI-se . A e ke vene re se si jane terbuar te dy palet dhe s’po lene gje pa sajuar per te shkerdhyer situaten duke pasur mbeshtetjen e plehrave te shqiperise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *