• |
ide | kryesore

Ministrat e rinj të kabinetit “Rama 2” betohen në Presidencë

Lajme, Të fundit



Shtatë ministrat e rinj të kabinetit “Rama 2”, së bashku me zëvendës kryeministrin Erion Braçe, kanë marrë ditën e sotme zyrtarisht detyrën.

Para Kreut të Shtetit ata kanë bërë betimin në Presidencë, një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e tyre. I pari që ka bërë betimin, ka qenë i caktuari si zëvendës kryeministër, Erion Braçe. Ndërsa ceremoninë e ka mbyllur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Sa i takon postit të ministrit të Jashtëm për të cilin është vetëpropozuar kryeministri Edi Rama, ende nuk është dhënë një përgjigje prej Presidentit Meta.

LISTA
. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *