• |
ide | kryesore

Vetëm dy prokurorë aplikojnë për të kryesuar SPAK

Lajme, Të fundit


Dy prokurorë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Besnik Muçi dhe Klodian Braho, kanë kandiduar për të qenë pjesë Prokurorisë së Posaçme, që do të funksionojë pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Edhe pse vendet vakante kanë dy javë që janë shpallur, deri më tani kanë kandiduar vetëm dy prokurorë, ndërsa afati përfundon në fillim të muajit shkurt.
Sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK-u do të ketë në trupën e saj 15 anëtarë.

Disa nga kriteret që duhet të përmbushin kandidatët janë: Ushtrimi i detyrës së prokurorit për jo më pak se 10 vite, të mos ketë masë disiplinore në fuqi, si edhe dhënie e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe të komunikimeve telefonike të tij dhe të familjarëve.
SPAK nënkupton krijimin e një gjykate dhe prokurorie të dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë. Me ngritjen e SPAK-ut do të ngrihet Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit.

Kjo e fundit është një seksion i specializuar i Policisë Gjyqësore, nën varësinë e Prokurorisë së Posaçme. Në mënyrë që të ruhet një marrëdhënie operacionale dhe informuese me shërbime të tjera policore, sidomos për operacione që kërkojnë shumë punë, si kontrolle të befasishme, vëzhgime apo arrestime, ka edhe shërbime të Policisë Gjyqësore.

Këto shërbime të Policisë Gjyqësore varen edhe nga Prokuroria e Posaçme. BKH-ja dhe shërbimet e saj të Policisë Gjyqësore hetojnë veprat penale që janë në juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *