• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi: Urrejtja e socialistëve do t’u tërheqë zvarrë (Rama largohet nga salla)

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e mori fjalën në Kuvend që në seancën e parë të këtij sesioni të ri. Sapo ajo shkoi në foltore, kryeministri Edi Rama u largua nga salla, një shenjë kjo përmes së cilës ai kërkon të tregojë se po e injoron kryetaren e LSI-së. Sidofoftë Kryemadhi u tregua e ashpër me akuzat e saj. Ajo pati një sugjerim për ministren e re të Transportit, si dhe tha se këtë qeveri do ta tërheqë zvarrë urrejtja e socialistëve.

“Një sugjerim mikes time Belinda, mos dëgjo ca thotë ky se do ta pësosh si Gjiknuri, Ahmetaj që shumë shpejt do të dalin para drejtësisë. Mos di të gënjesh që paratë e Kashar – Thumanë do ti kalojnë studentëve, se nuk është e vërtetë. Beni të mori firmën dhe të shiti, sicc shiti ministrin e Brendshëm se pse ‘arrestoi’ Dakon duke i futur në burg Avdylajt. Ne do të na keni në rrugë. Histori do ju rëndojë mbi shpatullat tuaja, do ju rëndojë aq shumë sa do e ndieni në 7 breza. Më vjen keq, vitet më të bukura të jetës time i kam kaluar në PS, por sot jam e bindur se fytyra e asaj partie nuk jeni ju, por ata qindra e mijëra socialistë që sot ju urrejnë. Urrejtja e socialistëve do ju tërheqë zvarrë”, tha Monika Kryemadhi.

©LAPSI.al


1 Comment

  1. Muti juaj eshte me ere kurse i imi(Monikes) eshte pa ere.Sa e sa njerez u hoqen nga puna me urdher te Monikes sepse LSI fitonte duke shitur vendet e punes,tamam parti biznesi.Nuk asnje moral kjo mashtruese e familjes Meta.As ne hale te gomereve nuk shkohet me kete qelbesire qe paguan 200.000 euro ne vit vetem per shkollen ne Londer per vajzen 13 vjece,ku i gjen parate kjo”proletare” e pasur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *