• |
ide | kryesore

Raporti i KLSH-së: Ministria e Arsimit shkel Ligjin e Arsimit të Lartë

Lajme, Të fundit



Një muaj para se studentët të nisnin protestat për uljen e tarifave dhe shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi inspektime në Ministrinë e Arsimit dhe në tetë Universitete.

Hetimi ka nisur në shtator për tu mbyllur në 11 nëntor.

Në raportin prej 96 faqesh, konstatohet se reforma nuk është zbatuar.

” MAS vijon të veprojë kundra ligjit përmes centralizimit të panevojshëm që bën nga njëra anë me akte të panevojshme nënligjote, funksioneve që në fakt ligji ua njeh IAL-ve dhe nga ana tjetër, duke mos bërë funksionale strukturat përkatëse për financimin dhe rregullimin e arsimit të lartë”.

Madje KLSH konstaton se dhe Bordet e Administrimit ku MAS ka shumicën, nuk kanë funksionuar.

“Anëtarët e Ministrisë në Bordet e Administrimit, ku përfaqësojnë shumicën vendimmarrëse nuk i kanë kryer me përgjegjësi detyrat, duke mos garantuar qëndrueshmërinë financiare autonome të këtyre institucioneve. Madje duke marrë vendime financiare pa analiza kostoje për tarifimin e shërbimeve që ofrojnë”.

Inspektorët nënvizojnë se Universitetet janë pasivë përsa i përket kërkimit shkencor.

Sa u përket tarifave, KLSH ka zhvilluar një verifikim të të dhëna në çdo Universitet.

Teksa shtohet se AKFAL është institucioni i ngarkuar për financimin, por që nuk është ngritur.

Duke shtuar se Universitetet nuk marrin grandin e duhur nga qeveria shtohen dhe pikat e gjetura me shkelje.

“IAL financohen më pak se kërkesa e tyre nga granti i buxhetit për mësimdhënien. Tarifat për studentët nuk janë vendosur në bazë të analizës së kostos. Tarifat e shërbimit janë miratuar nga bordet jo mbi bazë të analizave. IAL tarifojnë studentët për vërtetimin e studentit”.

Në analizën e të dhënave shihet si shqetësim numri i lartë i personelit krahasuar më stafin pedagogjik.

Madje shpenzimet për ta shkojnë në 25 për qind në UT, 41 për qind në Durrës dhe 27 për qind në Vlorë.


1 Comment

  1. O ju te KLSH -se, – dyzet milione leke per nje mobilim zyre keta hajdutet e bordeve ne universitete… . – A nuk duhet te dergoni ju nje raport ne prokurori per keta superhajdute , per keta ndyresira ??
    Ca prisni ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *