• |
ide | kryesore

Shkarkohet drejtori Portit Durrës, kush e zëvendëson

Lajme, Të fundit



Drejtori i Portit të Durrësit Afrim Bakaj është shkarkuar sot nga ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Në vend të tij është emëruar drejtor i Autoritetit Portual Durrës, Genti Tare.

Bakaj që vjen nga strukturat lokale të PS, mbante këtë detyrë që prej shkurtit të vitit të kaluar. Që nga viti 2016, z. Bakaj ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës. Në vitet 2013-2016, ai ka patur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit AKU.

Porti i Durrësit ka qenë së fundi subjekt kontrolli i Departamentit Anti-korrupsion. Në institucionet e varësisë së Ministrisë kjo është lëvizja e tretë. Dje u dorëhoq kreu i OST Klodian Gradeci. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thoshte se ky vendim vinte për arsye personale.

Po sot u shkarkua kreu i ARRSH Afrim Qendro dhe në vend të tij u emërua Sonila Qato. Ndërsa jashtë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, po sot u shkarkua drejtori i Burgut të Rrogozhinës Ibrahim Beja.


4 Comments

  1. Shqiperia me kete “shkarkim” ka “humbur” nje nga “kokat” me te “ndritura” te “inteligjences” ne histori…”Student ekselent” tek Vitrina( ne ushtri kapter)
    PS.
    Ndofta Rilindjes i duhet per zgjedhjet lokale. Shquhet per “manaxhim ” votash €€€€…

  2. MBAROI PUNE ME KETE SOJ KURVASH DHE PO I ZEVENDESON ME KURVA AKOMA ME TE RAFINUARA. ROPT O RAM PALLOSHI ,,,,,,,,,,ANETEN NE VERRE

  3. Ky ishte tek AKU dhe e shk**eu strukturen me injorance kapterri qe as edhe nje leter nuk donte te shkruane. Ky eshte njeriu Dakos dhe Klosit..
    Tashi kane emeruar Genti Taren, vellain e Tares atij hajdutut qe flet per enverizmin dhe manazhin agjensine e mjedisin..Kete Gentin bashke me te vellain e kane akuzuar per mafioz me agjensine e basteve ne Itali TOP BAST..Rilindje!!!

  4. Genti Tare, alias Kuqo, sum cpuari i Rames, i ndriti te gjitha punet deri me tani: tenderat e rrugeve, bastet dhe konsullin e Stambollit. Tani do menaxhoje drogen e Durresit. Mjer ky vend be dore te kujt ja rene! Si nuk bie nje cunam te perfshije te gjithe e ta pastroje kete vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *