• |
ide | kryesore

Shkodër, shpërthen në flakë banesa

Lajme, Të fundit



Një banesë në lagjen “Liria” në Shkodër është përshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Dyshimet paraprake janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit A.Gj.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në shtëpitë ngjitur.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *