• |
ide | kryesore

Aksidentoi një kalimtar, arrestohet kreu i PS-së në Prrenjas

Lajme, Të fundit



Pas denoncimit të publikuar në rrejet sociale nga ish-kryeministri Berisha për aksidentimin që i është bërë një kalimtari nga kryetari i Partisë Socialiste të Prrenjasit Haxhi Çollaku, ky i fundit është arrestuar nga policia.

Çollaku ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A.V, 54 vjeç, i cili ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: H.Çollaku 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas.Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *