• |
ide | kryesore

Cakaj i deleguar i Ramës/ Meta: Nuk komentoj organizimet e brendshme

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur pas delegimit të kompetencave të ministrit të Jashtëm nga kryeministri Edi Rama tek Gent Cakaj.

Meta tha nga Kamza se Presidenti nuk mund të ndërhyjë apo të komentojë organizimin e brendshëm të ekzekutimvit.

Ai shtoi se si President i Republikës respekton Kushtetutën dhe e ka të qartë se cilit institucion mund t’i delegojë autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet.

“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.” – u shpreh Ilir Meta.


2 Comments

  1. Po i mire more -Like Floriri-kush e vuri doren mbi kushtetute -Edvin Skizofreni-qe beri betimin apo -Cakaj-?.Ti si numuri nje i shtetit nuk komenton organizimet e brendshme te qeverise ,po asht kjo shkelje kushtetute?.Por neser mund ta shkarkoje ai ministrin e brendshem -Sander Leshin-propozon veten e tij per kete vend ministror ,ben betimin mbi kushtetute dhe ja delegon fjala bie nje personi tjeter -psh,nje mafiozi -Shullazit-.Cfare hapsira ligjore ka ne kete mes ..?Kush mund ta ndaloje kete shkelje te ligjit ai qe shet kokoshka ,ai i majdanozit apo ai qe shet qumesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *