• |
ide | kryesore

Kathimerini: Xhamia turke në Shqipëri është ‘rruga’ e Erdoganit drejt Ballkanit

Lajme, Të fundit



Ndërtimi i xhamisë më të madhe në Ballkan në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, është pjesë e një projekti në vazhdim për të “përdorur” fenë si një mënyrë për tu ‘futur’ në këtë rajon, shkruan gazetari Tom Ellis për të përditshmen greke, Kathimerini.

Xhamia e Madhe e Tiranës, e njohur edhe si Xhamia e Namazgjasë, do të ketë kapacitetin për 5.000 praktikues të fesë, dhe në të njëjtën kohë do të përfshijë një bibliotekë, sallë konferencash dhe qendër kulturore.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti atë një “simbol unik të vëllazërisë midis kombeve”, gjatë ceremonisë së inaugurimit të punimeve në 2015. Një pjesë e këtij misioni do të jenë klasat e gjuhës turke që do mbahen në këtë xhami, e cila pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Turqia ka ndërmarrë projekte të ngjashme në Kosovën fqinje, duke përfshirë ndërtimin e 20 xhamive në vitet e fundit.

“Këto nisma nuk janë thjesht një shenjë e ndjenjave fetare të Erdoganit”, shkroi Ellis. “Ato janë në qendër të një plani ambicioz dhe afatgjatë për promovimin e rolit të Turqisë si mbrojtësen e të gjithë muslimanëve në Ballkan, ndoshta edhe të të gjithë vëllezërve tanë në pjesën tjetër të Evropës”.

Shkrimtari shtoi se përpjekjet e Turqisë kishin përfshirë gjithashtu ndërtimin e një prej xhamive më të mëdha të Evropës në Këln, Gjermani. Erdogan hapi xhaminë në shtator të vitit të kaluar.

Ahval News, përshtati në shqip ©Lapsi.al 


4 Comments

  1. Kur u hap lajmi se disa gazetare dhe elitar ne Shqiperi paguheshin nga greqia per te bere propagande pro greke, u justifikuan se asnjehere nuk kane bere propagande pro greke. Dhe kjo eshte e vertete, por pagesat nuk u bene per te lavderuar greqine por per te sulmuar Turqine, qe greqia i druhet. Interesi grek eshte ne nje Shqiperi anti turke, dhe interesi Shqiptar eshte ne nje Shqiperi pro Turke sidomos ne mardheniet ushtarake. Greqia pikerisht druhet prej pakteve te sigurise mes Shqiperise dhe Turqise. Ne pat arsye greqia te zbrapset nga cmendurite e Epirit te Veriut, arsyeja me e forte eshte Turqia, dhe kjo qofte dhe kur ne jug te Shqiperise financjone dhe hedhin para, punojne dhe nepermjet organizatave terroriste si MAVI, dhe kur ne praktikisht i kemi lene te lire te bejne si te duan, zbrapsen vetem nga Turqia. Paraqitja e xhamise ne kete forme per ne qe te pakten nje adet e kryejme ne te, duke patur haptazi fakte mbi financime greke te fshehta dhe te hapura neper kisha e shoqata e duke shperndare ne jug pashaporta greke si te ishin bileta autobuzi, eshte qesharake po te mos qe kaq e hidhur.

  2. ai gazetari i Katherimeni te flase dhe per ate Kishen Orthodokse meqe paska merak pushtimin turk…
    tope tope o papagalos…

  3. Artikulli flet per xhamine turke dhe Erdoganin. Ceshtja me Greqine eshte tjeter. Ne fund te fundit duhet te pranojme o jemi ilire-arber – te kthyer me dhune nga osmanet apo jo. Po jemi pasardhes te arberve duhet te kthehemi ne rrenje e jo te afrohemi tek pushtuyesit qe Kasttrioti i theu dhe ne tani nuk kuptohet cfare bejme.

    Xhamia sherben qe turqit te kene dore e kembe ne Evrope. Sa per Shqiperine me shumice turke e terheq me shume ne Azi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *