• |
ide | kryesore

Gomonia me 1 ton drogë, arrestohen autorët

Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar trafikantët e përfshirë në gomonen me 1 ton drogë që u gjet ditën e djeshme në Vlorë.

Nga bashkëpunimi i një grupi të posaçëm hetimor të Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar e kësaj sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *