• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama duhet rrëzuar me protesta të vazhdueshme

Lajme, Të fundit


Analisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja tha në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se qeveria nuk mund të rrëzohet duke dalë në shesh vetëm me thirrjet që bën opozita, por sipas tij, duhen protesta të vazhdueshme popullore.

“Ka një problem lidhur me opozitën, sepse ka një pritshmëri në shumë njerëz. Opozita ka problemet e së kaluarës, unë kam edhe një gjë për të gjithë ata që e vënë theksin tek ajo kur thonë: Nuk kemi opozitë, prandaj bën Rama kështu. Ne duhet të dimë se kush është prioriteti: Putinizmi apo Erdoganizmi në rritje i Ramës. Thiirja e opozitës për protestë, është një thirrje për qytetarët, nuk është thirrja e parë. Siç e dimë, thirrje të tilla kanë mbledhur një numër njerëzish, por normalisht që të rrëzosh një qeveri si kjo duhet një protestë popullore e vazhdueshme, jo kur i mbledh opozita njerëzit me autobusë”, tha Lubonja.

Gjithashtu Lubonja nënvizoi faktin se qytetarëve iu duhet kurajo dhe rezistencë për të triumfuar mbi padrejtësitë, që ka instaluar sistemi politik në Shqipëri. Problem tjetër për Lubonjës është fakti se pushteti politik përpiqet të blejë intelektualët përmes pazareve dhe korrupsionit, ndërsa kishte edhe një koment për memet në rrjetet sociale për Davidin e Mikelanxhelos, ku me ironi u trajtuan qëndrimet e opozitës dhe qeverisë.

“Ka patur protesta popullore, por opozita i ka përdorur. Përgjegjësitë dhe fajet i ka ndërtuar ky sistem, sigurisht e kaluara e opozitës ndikon. Në një vend normal nuk rrëzohet me protesta kështu, por mjafton që të veprojë drejtësia. Unë jam pro protestës, por mund ti kërkojë opozitës që të rrisë pritshmëritë. Opozita duke dalë nga Parlamenti, siç thotë Bushati, mund të lind një revolucion, por kjo është hamendje. Unë nuk mund të bëj dot optimizmin sy-verbër, padyshim duhet kurajo. Mbetet ose një durim i gjatë, ose një rezistencë, por unë nuk jam shumë i sigurte që duke dalë në çetë në mal, nuk mund të ndryshojë situatën. Dixhitura e saj është mbreti lakuriq, megjithëse se mbreti është lakuriq këta ndërkombëtarët nuk e shohin. Mbreti lakuriq ka ndodhur edhe në ’97. Këta punojnë vetëm për t’i korruptuar, si të blejnë intelektualët, pa menduar se çfarë do të sjellë i gjithë ky korrupsion i mbjellë.”, shtoi ai.


12 Comments

  1. Fatos mjaft fole ke vite te tera qe vetem fjale fjale,dil mblidh popull se ty te besojn,dil ne terren mjaft neper tv e lulit,populli nuk del nga tv por kerkon njerez qe nuk kane mllef personal

  2. Fakt eshte qe ka arritur aty ku s’mban me me kete lloj mostre kryeminister. Sa here qe del , vetem irriton dhe provokon. I ka ardh fundi, dhe kjo duket. Nuk di ca ben, eshte kaotik, nuk eshte asgjekundi. Mbolli ne kete vend te varfer e te cfilitur, si asnjehere tjeter korrupsionin dhe krimin e organizuar.
    Fjale propogande fasade show, dhe ne fund varferi e tejskajshme. Nuk mban asnje pergjegjesi. Ka 6 vjet qe qeveris dhe ky vend keq e me keq. Dhe njerezit, studentet kane frike mos thyejne nje xham se quhet dhune. Ky qe i mashtron dhunon e vjedh per dite, ky eshte qytetar, kurse ne sklleverit e pushtetit te tij te dhunshem!!!
    Zvarre duhet terhequr , se vetem atehere do mendoj njehere te vetme , qe nuk mund te tallet me kete popull ne kete fare feje.

  3. Or i paemer 18.06 ,ti qenke revolucionar bolshevik por me tipare djathtiste.Rama tall koqet me ata si ti edhe me anal istat e “pavarur” qe ngjajne si varikarsa kur tentojne te hyjne ne fushen e propagandes se nisur nga revolucioni i tetorit. Or kokeloqe ,nese je i djathte fol per ekonomine,punesimin ,zhvillimin e kapitalit se do vazhdosh te jesh per shume kohe objekt i talljes se boleve nga rama po u more me revolucione komuniste .

  4. Rama nuk tall koqet me mua, se une sja kam dhene ndonjehere voten, se e ka te shkruar ne balle , qe eshte psikopat.
    Me vjen keq per njerez si ty, qe ke ngrene nje luge corbe dhe mendon qe nuk do e vjedhesh asnjehere. Per ekonomine nuk flas dot, se e ka ndritur. Per hashashin po ashtu nuk flas dot, se nuk ka. Lejet e ndertimit po ashtu skam ca them , se nuk ka.
    E shikon qe gjithcka ne kete vend lulezon.
    Te te rroj i madhi, marrte nga ditet e tua, o ditezi, o tutkun , se sdua te permend shprehje tjeter. Merrni persiper te mbroni llumin, korrupsionin, hajduterine, se mendoni qe shqiperia fillon dhe mbaron ne oborrin tuaj.

  5. Dhe dicka, mbreti te eshte zhveshur lakuriq.
    Vetem juve qe e keni idhull dhe nuk shikoni, ju duket i forte.
    Por mbreti ra. Eshte bere si i marre, i erdhi fundi. Eshte i trembur, i lodhur, i konsumuar , i tredhur menderisht. Eshte bere si fantazem, per te ardh keq eshte bere.
    Ky 30 milionshi fundit, i ka ngecur keq ne fyt. Pertypet e pertypet, por jane shume per tu kaluar. E vune perpara 200 studente. E tallen e degjeneruan gati peshtyne, dhe ai rrinte. Rrinte se e di qe eshte i dhjerre. Do ta shtyj, qofte dhe nje ore karrigen. Po i shet bashkepunetoret , se mendon se keshtu mund te shpetoj vete. Budalla , budalla ai, me budallenj ju qe i beni fresk.

  6. O daku ,rama i ka fituar zgjedhjet edhe kur ishte saliu ne pushtet dhe kaq mjafton qe ai te talli bolet me ju ,revolucionaret konservatoro bolshevike.

  7. Skifteri me emer shkruan ne versione te ndryshme,stalini xixa ziguri juri ari,bravo o skifter i saliut dhe lulit,shko more karuc puno dhe pastaj je i lumtur kur te masturbohesh ne darke,pastaj shko te saliu me shishet e shurres,more vesh karuc

  8. Që shqiptarët të shpëtojnë nga një qeverisje e tillë prej të marri, siç është e ashtuquajtura “rilindje” e Ramës, analistë si Lubonja apo Bushati duhet të lenë marrazet e së kaluarës e të meren me të sotmet.
    Nëse kritikon qeverinë aktuale, nëse flet për një “mbret lakuriq” si Rama , duhet të bëhet dallimi i simbolikës me realitetin. Rama nuk është vetëm një mbret lakuriq në simbolikë, por ai nuk e ka për gjë që të dalë edhe tani si kryeministër lakuriq para publikut realisht.
    Është marrëzi që të bëhet krahasim me 97-ën , siç bën Lubonja , se edhe Berisha ishte një mbret lakuriq.
    Po ti hyjmë së kaluarës, shëmbullin më domethënës të “mbretit lakuriq” e kemi tek diktatori komunist Enver Hoxha, e nuk kanë gojë bijtë e obortarëve të ati “mbreti lakuriq” , që të barazojnë të gjithë politikanët si banditë.
    Kanë pasur padyshim probleme të shumta në qeverisje edhe partitë e djathta në Shqipëri.
    Po dreqi e mori, nuk ka pasur në qeverisjet e PD, asnjë deputet me të kaluar kriminale, asnjë kryetar bashkie të tillë. Nuk ka pasur asnjë ministër të mbrendshëm që të bashkëpunojë ai apo familjarët e tij me bandat mafioze të trafikut të drogës. Nuk dijmë që ndonjë biznesmen si Ulaj, në marëveshje me qeverinë Berisha të ketë sajuar ndonjë konçension fallco si ai i unazës së re me një kompani fantazmë të ofshoreve.
    Nuk dijmë që Berisha të ketë folur në mardhëniet me publikun me gjuhën e ndyrë të ngjashme me Ramën.
    Ka dhjetë vjet që nga propoganda e Ramës së cilës i mbajnë iso Lubonja e Bushati, që flitet për aksidentin tragjik të Gërdecit apo ate të 21 janarit, kur ka mbi 5 vjet që si pasojë e keqqeverisjes së Ramës, ka pasur disafish më shumë viktima për sejcilin vit të kësaj qeverisje.
    Në historinë e ndërtimit të shteteve demokratike të fuqishme të botës, asnjeri nuk duhet të ketë iluzionin se ata arritën në stadin ku janë sot, mbrenda tre dekadave. Ju janë dashur tre shekuj për të arritur këtu ku janë.
    E kjo është arritur padyshim edhe nëpërmjet protestave të fuqishme e revoltave popullore..
    Është rrotacioni politik nën trysninë e opinioit publik që i ka detyruar partitë politike të përmirësojnë qeverisjet.
    U përgëzua nga të gjithë demostrata e fuqishme e studentëve.
    Vërtetë që ajo arriti ta detyrojë të ulë disi hundën kryeministrin Rama e të ndrojë pothuajse gjithë ministrat.
    Por a u realizuan kërkesat e studentëve ?
    Shumë pak e më shumë ka premtime sesa realizime.
    Ndikuar padyshim edhe nga propogandat mediatike të majta, se edhe qeveritë e djathta janë “banditë”, e me naivitet studentët dolën me parullën se ne nuk dalim me kërkesa politike apo nuk mbështesim asnjë parti.
    Gati , gati është krijuar përshtypja edhe nga veprimi i djallëzuar i Ramës për ta shfrytëzuar këtë situatë, se studentët nuk paskan besim tek asnjë politikan tjetër veç atij për të realizuar kërkesat e tyre.
    Është hedhur ideja se nga lëvizja studentore, mund të dalë një parti e re nga fakti se në të bën pjesë një grupim i organizuar i hershëm me ide të influencuara marksiste.
    Po çfarë progresi demokratik mund ti vijë Shqipërisë nga idetë marksiste ?
    Ideja është huazuar nga lindja e partisë së Makronit në Francë , një fraksion i partisë socialiste franceze që pati një sukses të bujshëm në zgjedhjet e fundit në këtë vënd.
    Por “marksistët” shqiptarë harojnë të kujtohen se lëvizja Makron u pëlqye se doli me programe të djathta politike e jo të majta. Eshtë pak a shumë një histori e ngjashme me ideollogjinë mikse “as të majtë e as të djathtë” të Edi Ramës, por sigurisht pa krahasuar pushtetin absolut të lidhur me oligarkët të tij, me qeverisjen e ekonomistit të majtë Makron.
    Mandej është naive të krahasosh nivelin demokratik të shoqërisë franceze, me nivelin e shoqërisë shqiptare.
    Ndoshta edhe në Shqipëri mund të dalë dikur pas disa dekadave ndonjë parti e re jashtë tre partive ekzistuese që të preferohet nga eleltorati, por e pamë se çfarë ka ndodhur me partitë e djathta të vjetra shqiptare si Balli Kombëtar e Legaliteti dhe e kemi parë se çfarë ndodhi edhe me partinë “e pastër” majtiste të Blushit.
    Sot për sot në Shqipëri, është bërë urgjente kërkesa për rrezimin e qeverisë Rama qoftë edhe për faktin e thjeshtë se ky politikan ka krijuar bindjen se ai është më i dituri e më i miri i kombit, kur në fakt është krejtë e kundërta. Ai është një person nën nivelin mesatar të shtresës intelektuale si dije, e në nivelet më të ulta sa i takon formimit moral.

  9. Nqse Rama kapet me presh ne dore, kapet ne flagrance duke vjedhur leket tona, te ketyre njerezve kaq te varfer e me probleme, kur shikon qe e ka mbushur administraten me hajdute e kriminel, kurva e pederaste, cfare duhet te bej populli, te pres zgjedhje, apo ti shkoj ne zyre , ta peshtyj e poshteroj!!!!

  10. Sa skiftere dhe shpellare sot qe shkruajne fjalime per lulin ne proteste,shkruajne si saliu kur dhjet ne hale floriri dhe cuni fariut shkruan me bukur se ju skiftera,por cim gjates nuk ja kaloni o shpellare te pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *