• |
ide | kryesore

Paralajmërohen shoferët e transportit urban: Të ndalosh kudo është shkelje

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka publikuar një video paralajmëruese në rrjetet sociale sa i takon shkeljes së rregullave nga mjetet e transportit publik. Në njoftimin e policisë shkruhet se këto mjete duhet të ndjekin itenerarin e përcaktuar për to, duke mos ndaluar aty ku nuk duhet.

Njoftimi i policisë së shtetit:

Transporti publik dhe mjetet e destinuara për këtë lloj transporti, janë për t’i shërbyer qytetarëve, sipas intenerarit të përcaktuar nga autoriteti përkatës.

Të ndalosh kudo dhe ku të mundesh, nuk është shërbim, por shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe burim për aksidente rrugore.

Të cenosh sigurinë e një rruge të tërë për të marrë një pasagjer më shumë, është shkelje e rëndë, si për drejtuesin e mjetit, ashtu dhe për pasagjerët që rrinë në anë të rrugës dhe jo në vendin e caktuar për këtë shërbim.


1 Comment

  1. Mjetet e transporit interurban!!!!
    Autobuzat jane ma keq se furgonat dikur, dhe asnjeni nuk jep bilete udhtimi per pasagjerin. Tahografin a ka per detyre me e lexu kush? Kur autobuzi ban 30 ndalesa der ne Shkoder apo 20 deri ne Durres, cfare do te thote???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *