• |
ide | kryesore

Qeveria tërhiqet nga Kanioni i Holtës, nuk do të ndërtohet HEC

Lajme, Të fundit
Osumit



Ndërtimi i hidrocentralit në Kanionin e Holtës në Gramsh është anuluar.

Pas denoncimit të deputetit demokrat, Luçiano Boçi, ka ardhur një reagim pozitiv nga kreu i degës së PS në Gramsh, Klodian Taçe i cili ka thënë se projekti për HEC-in në Kanionin e Holtës në Gramsh do të anulohet. Përmes një postimi në Facebook, Klodian Taçe shprehet se për anulimin e projektit ka marrë garanci nga deputeti i qarkut të Elbasanit njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Pas publikimit në media të këtij lajmi, kreu i grupit të PS taulant Balla tha se projekti për ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës do të anulohet.

Më 27 prill te vitit 2018 kryeministri Rama firmosi miratimin e lejes për ndërtimin e HEC-it të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ne Gramsh. Për zbatimin e vendimit ishte ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjetikës.

Kanioni i Holtës është cilësuar si një kryevepër e natyrës, e cila vitet e fundit ka bërë që të shtohen të apasionuarit për rafting. Bukuritë e Kanionit, kanë sjellë përfitime të shumta për zonën përreth, duke e kthyer atë në një qendër turizmi dhe agroturizmi dhe duke promovuar zhvillimin ekonomik të të gjithë Bashkisë së Gramshit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *