• |
ide | kryesore

Rama i lumtur për naftën në Shpirag. Nesër në Zagori protestohet kundër ‘Shell’

Lajme, Të fundit



Me anë të një postimi në Twitter Kryeministri Rama njoftoi lajmin se kompania SHELL është afër zbulimit të rezervave të mëdha të naftës e gazit në Shpirak.

Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL?Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte?Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020?”, shkruan Kryeministri.

Por ndërkohë në Zagori, nesër është njoftuar një protestë kundër planeve të SHELL për kërkim nafte. Në fshatin Nivan të kësaj krahine, përfaqësues të kompanisë do të zhvillojnë nesër dëgjesë publike. Kërkimet për nafatë në Zagori janë kundërshtuar nga banorët dhe shoqatat ambientaliste, pasi kjo zonë është shpallur Park Kombëtar me Vendim të Këshillit të Ministrave.

©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *