• |
ide | kryesore

Skandali me tenderin e Unazës së Re, burg për administratorin e “DH Albania”

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg në mungesë për Advjol Dobin, administratorin e kompanisë “DH Albania”, që fitoi dy tendera me dokumente të falsifikuara.

Kjo kompani është përfshirë në skandalin e dy tenderave me vlerë 30 milionë Euro, përmes dokumenteve të falsifikuara, tek Unaza e Re dhe për linjën e OST, Burrel-Peshkopi.

Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit, pasi DH-Albania fitoi lotin e parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 18 mln euro, tender që u anulua pas zbulimit të skandalit.

Në sistemin TIMS Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria por tre herë thirrjeve të prokurorisë për tu paraqitur nuk i është përgjigjur.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *