• |
ide | kryesore

Edita Tahiri: Rama bën lojë djallëzore me Gent Cakajn për ndarjen e Kosovës

Lajme, Të fundit



Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për “ABC Neës” ka komentuar ndryshimet në diplomacinë shqiptare. Ajo tha se ideja e ndryshimit të kufijve është e gabuar dhe Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave djallëzore.

“Emërimi i Gent Cakajt, është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi të individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

Ish-kryenoegociatorja e Kosovës shtoi se “Unë e kam ftuar dhe e ftoj publikisht kryeministrin Edi Rama që të dalë publikisht e të shprehet kundër ndryshimeve të kufijve të Kosovës. Nuk jemi në pozitë ne të japin toka për të ‘ndërtuar’ Serbinë e madhe, duke i dhënë udhë tezave serbo-ruse”, ndërsa shoti edhe disa argumente, sipas sw cilës, “Nuk mund të këmbehen tokat shqiptare, pse Serbia do të bëhet homogjene në Ballkan.

Veriu i Kosovës është integruar tashmë në sistemin kushtetues të Kosovës. Kur Serbia e pa këtë integrim, braktis këtë qasje dhe doli me skenarë gjeopolitike, duke zbuluar synimet e saj gjeopolitike”.


2 Comments

  1. Edita ka te drejte, por kujt ia thote?! Rama e Thaci jane pergjegjes per tere kete zallamahi dhe nese arrihet ndryshimi i kufijve te Kosoves(nuk e besoj se ka shume faktore duke perfshire edhe vendet qe e kane njohur Kosoven me kufijte ekzistues we pasqyrohet edhe ne flamurin e saj), do kene pergjegjesi lugjore dhe historike para gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *