• |
ide | kryesore

Fëmija ra në pusin 100 metra të thellë, skuadra e shpëtimit: “Jemi në fazën finale”

Lajme, Të fundit



Skuadra e shpëtimit është në fazën finale për nxjerrjen e 2 vjeçarit Julen, të bllokuar 11 ditë më parë brenda një pusi të thellë.

Ata janë shprehur se do të mund të arrijnë vogëlushin ‘në një kohë shumë të shkurtër’.

Punimet e këtij mëngjesi për të pasur akses një platformë thuhet se kanë shkuar mirë, dhe së shpejti do të lejojnë personat e  specializuar të zbresin 60 metra për të arritur djalin.

“Tani thjesht duhet të kontrollojmë pajisjet, të cilat skuadra do përdorë për shkuar në  nëntokë dhe të sigurohet që çdo gjë është në rregull”, u shpreh një anëtar i skuadrës së shpëtimit për një media spanjolle.

11 ditë më parë, vogëlushi Julen ra në pusin e thellë me diametër vetëm 25 centimetra në Totalan, 20 km larg Malagës, dhe prej asaj dite nuk janë gjetur shenja jete. Prindërit e tij ishin në një drekë familjare dhe vogëlushi ishte shkëputur vetëm për pak duke luajtur me fëmijët e tjerë në kodër.

Fillimisht ekipet e shpëtimit punuan për ndërtimin e dy tuneleve paralele me pusin, një në të majtë e një në të djathtë, me rreth tre metra distancë dhe më pas gërmuan edhe për një tunel horizontal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *