• |
ide | kryesore

Lezhë/ 50-vjeçares dhe babait të saj i bllokohen 5.2 milionë Euro dhe 7 apartamente

Lajme, Të fundit



Një sinjalizim nga Zvicra bëri që t’i sekuestroheshin 5.2 milionë Euro si dhe 7 apartamente 50-vjeçares Shqipe Palaj dhe babait të saj, Pjetër Voci, 83 vjeçar nga Lezha.

Për shkak se në llogarinë bankare të 50-vjeçares mbërritën për një kohë tepër të shkurtër shuma të mëdha parash, policia nisi menjëherë hetimet.

Familjarë të këtyre dy personaveme vendbanim në Zvicër e kanë kryer transaksionin drejt një filiali banke në Lezhë.

Prej informacioneve konfidenciale mësohet se paratë i janë dërguar 50-vjeçares prej kunatit dhe vëllait të saj.

Me lekët që nisën të tërhiqeshin, do të bliheshin prona të paluajtshme kryesisht në Lezhë. Në emër të Shqipe Palajt dhe të atit të saj, Pjetër Voci, figurojnë 7 apartamente.

Ndonëse ka dyshime të forta rreth origjinës së parave, të cilat mendohet se vijnë prej aktiviteteve kriminale, hetimi për 50-vjeçaren dhe të atin do të bëhen në gjendje të lirë.

Policia ka kërkuar nga autoritetet në Zvicër detaje për aktivitetin e familjarëve të Palajt në Zvicër si dhe për origjinën e këtyre parave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *