• |
ide | kryesore

Topalli: Lulzim Basha nuk e rrëzon kurrë Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Sipas Jozefina Topallit, Lulzim Basha nuk do ta rrëzojë kurrë Edi Ramën.

Ish-kryetarja e parlamentit i sheh këto dy aktorë politikë si të pandarë.

“Ata nuk qëndrojnë pa njëri-tjetrin” – u shpreh Topalli në studion e ABC Neës.

Ish-nënkryetarja e PD-së, shtroi pyetjen se si mundet që një mazhorancë që nuk qeveris, duke iu referuar qeverisë së Ramës, të mos rrëzohet dot nga Partia Demokratike. Ajo sjell shembullin e protestës së fundit të studentëve.

“Ata pa iu afruar kryeministrisë hodhën gjysmën e qeverisë” – u shpreh Topalli, duke iu referuar ndryshimeve në kabinetin qeverisës së Ramës.

“Asgjë nuk ma ndërron mendjen që mes tyre (Ramës dhe Bashës) ka marrëveshje” – shprehet e bindur ish-kryeparlamentarja.

Por, kritikat e Topallit nuk mbarojnë këtu. Ajo thotë se oligarkët që Basha sulmon publikisht dyshohet se kanë kaluar miliona në kontot e kunatit të kryedemokratit. “Të paktën kshu kam lexuarnë media” – thotë Topalli. “Ai duhet të përgjigjet për këto akuza”. 

©Lapsi.al 


2 Comments

  1. “Të paktën kështu kam lexuar në media” thotë Topalli për të argumentuar akuzat e saj për “kunatin e Lulit”.
    Por për cilat media e ka fjalën Topalli ?
    Mos e ka fjalën për Temën e Mero Bazes ?
    A nuk ka lexuar ajo tek gazeta e Meros akuza akoma më të rënda për te ?
    Këto gazetat e majta ku shkon të “refehet” Topalli për tu ankuar për Bashën, a nuk e kanë sulmuar e nuk kanë shpifur për te edhe me keq akoma ?
    Si është e mundur që kohët e fundit edhe mediat enveriste janë vënë kundër Ramës si e keqja më e madhe e këtij vendi, e Topalli vazhdon të merret me marrazet e saj kundër Bashës ?
    Nga mediat e majta është komentuar dorheqja e deputetit të ri energjik të PD, Salianjit, nga funksioni i tij parlamentar, si një kundërvënie ndaj Bashës.
    Në fakt deklarata e tij që për çdo humbje të partisë sejcili duhet të mbajë përgjegjësinë e tij, i është drejtuar më shumë qejfmbetësve si Topalli apo Patozi.
    Pra Salianji, ky djalë i ri energjik mendekthjelltë e me kontribute të spikatura, ndonëse u nxitua në dorheqjen e tij, bëri një xhest që duhej ta turpëronte Topallin.
    Kur Salianji, një djalë i ri e me perspektivë politike dha dorheqjen e deklaroi se edhe në këto kushte gjithë energjitë e tij do ti shfrytëzonte për të rrëzuar nga pushteti psikopatin Rama, Topalli si një politikane më e pjekur duhej të ishte akoma më e motivuar që gjithë energjitë e kritikave ti drejtonte kundër palo rilindjes së Ramës e jo ndaj partisë së saj që zgjodhi për lider Bashën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *