• |
ide | kryesore

Asambleja e fakulteteve të Tiranës i dërgon 5 kërkesa kryeministrit, paralajmëron grevë të përgjithshme

Lajme, Të fundit



Asambleja e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës, ka përpiluar një deklaratë me 5 pika, e cila i është adresuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Besa Shahini.

Pedagogët në fund të deklaratës shprehen se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre brenda datës 1 shkurt 2019, ata do t’i drejtohen të gjithë trupës akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme.

Në deklaratën e tyre, pedagogët shkruajnë se mbështesin kërkesat e studentëve, gjithashtu kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë si dhe rritjen e buxhetit në Arsim.

5 pikat e deklaratës së Fakulteteve të Universitetit të Tiranës:

  1. Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.
  2. Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.
  3. Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.
  4. Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe
  5. Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.


5 Comments

  1. Po nje veting te doktoraturave dhe puneve shkencore po e kerkoni apo kjo s’ben kjo? Nese nuk kerkoni pastrim te vetvetes nuk ju beson njeri.

  2. Kush eshte asamleja mark marku ish deputet I pd dhe ka 5 vjet qe flen neper tv duke folur vetem pacavure,kombinim fantastik me protesten e lulit

  3. Komentuesat e KM qenkan ne sherbim patrulle, neper portale.

    Po i vjen ngordhja Ligjit te Qelbur per Arsimin e Larte, qe u hartua sipas deshirave te Universiteteve Private.

    Hajde se filluam uljet, reklama me e qelbur e televizjoneve, ne vjeshte, kur keta therrasin cdo frymor qe paraqitet me para, per ta bere me Diplome.

    Rezultati i Ligjit eshte rrumpalla e cilesise ku eshte katandisur arsimit.

  4. Pika e 6.Dhori Kule do te jete dekan,rekotor dhe kryetar Tere jeten e tij.Pika 7.Per nje vit nuk ka mesim por rrogat I duam,ne te kundert do te shkojme mesues fshati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *