• |
ide | kryesore

Shkatërrohet organizata kriminale në Itali, pranga edhe kreut shqiptar

Lajme, Të fundit
Itali, Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Bolonja, Itali, Amerika, Itali



Policia e Viterbos arrestoi mëngjesin e sotëm 13 persona, të dyshuar si pjesë e një organizate mafioze, mes tyre edhe shqiptarë. Siç bëjnë me dije mediat italiane, 11 prej tyre do të lihen në burg dhe dy në arrest shtëpie.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizim të strukturuar mafioz, zhvatje e kërcënime të dhunshme, tentativë grabitje, dhunim fizik ndaj personave, armëmbajtje pa leje.

Ky grupim kriminal nën drejtimin e shqiptarit Isamil Rebeshi, i cili njihej me nofkën “Ermal” dhe të italianit Giuseppe Trovato i thirrur “Peppino”, anëtar i një prej klaneve të mafias kalabreze Ndrangheta, kishte terrorizuar sipërmarrësit dhe banorët e Viterbos. Shqiptari Ismail Rebeshi është një person mjaft i njohur nga policia italiane e me disa precedent penal në trafikun e drogës. Ai është arrestuaredhe në nëntor të 2018-s me akuzën e trafikut të mbi 85 kg heroinë e kokainë nga Siria e Shqipëria drejt Italisë.

Media

Me anë të metodave mafioze, anëtarët e kësaj bande kishin vënë në kontroll Viterbon, ndërsa “gjahu: i tyre kryesor ishin kishte sipërmarrësit dhe banorët e zonës, të cilët detyroheshin të paguanin gjoba. Kërcënimet e tyre në drejtim të bizneseve ata i dërgonin me letra kërcënuese e koka kafshësh.

“Il Tempo”, shkruan se hetimet e policisë italiane për këtë grup kanë nisur që në dhjetor të 2017-s.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *