• |
ide | kryesore

Shqipëria vend tranzit për emigrantët, ndalohet një tjetër grup në Shkodër

Lajme


Paraditen e sotme 10 emigrantë klandestinë sirianë u ndaluan në Shkodër e Malësi të Madhe.
Shtatë klandestinë u ndaluan në lulishten pranë Xhamisë së Shkodrës dhe tre të tjerë në Malësi të Madhe bashkë me drejtuesin e një mjeti që po i transportonte drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi.

Edhe gjatë vitit që lamë pas një numër i lartë i shtetasve të ardhur nga vendet e treta hynë në territorin shqiptar me qëllim kalimin drejt Malit të zi, e për ta vijuar udhëtimin në vendet e bashkimit europian.

Për 5 muaj të 2018-ës, u raportua zyrtarisht për mbi 1600 emigrantë nga Siria që kërkuan azil në Shqipëri, duke e dyfishuar numrin në raport me 2 vite më parë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *