• |
ide | kryesore

U gjet në rrugë me plagë në kokë, 35-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar, i cili i është drejtuar Spitalit të Traumës në Tiranë me plagë në kokë, ka gjetur vdekjen ditën e djeshme.

Arben Gjeci nga Zallbastari është gjetur i plagosur në kokë në anë të rrugës nga kalimtarët më 24 janar dhe është transportuar menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.
Për shkak të përplasjeve ose goditjeve në kokë, Gjeci ka patur dëmtime tepër të mëdha, tregojnë mjekët.

Policia nisi menjëherë hetimet dhe nga dëshmitë e para u dyshua fillimisht për një rënie nga lartësia. Por rezultatet e autopsisë treguan se 35-vjeçari kishte katër plage në koke, çka ngre dyshime se ai mund të jetë goditur me sende të forta, dëmtime që i kanë sjellë vdekjen.
Prej hetimeve paraprake është zbuluar se 35-vjeçari ka patur një konflikt në fshat. Policia po heton më tej ngjarjen.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *