• |
ide | kryesore

70% e shqiptarëve pranojnë se vuajnë nga depresioni

Lajme, Të fundit


Një anketim i fundit i kryer nga INSTAT dhe Instituti i Shëndetit Publik thotë se gati 70% e shqiptareve kanë përjetuar depresionin në jetën e tyre. Por mjekët psikiatër shprehen me rezerva për rezultatin duke u shprehur se duhen dalluar sëmundjet e lehta mendore si ankthi nga sëmundjet madhore siç është depresioni.

 “Me fjalën depresion abuzohet dhe shpesh ngatërrohet me ankthin. Nëse flasim për ankthin atëherë shifrat janë shumë më të ulëta nga ç’vuan popullata jonë”, tha për t.ch Arjana Rreli, Psikiatre.

Si mjeke në një prej Qendrave më të mëdha të shëndetit mendor në kryeqytet, psikiatrja flet për rritjen e numrin të njerëzve që vuajnë nga çrregullime mendore.

“Nëse para 6 viteve numri i personave që merrnin shërbime te ne ishte 4000-5000, tani është 9000-10.000 persona”, thotë ajo.

Qytetarët e pyetur për rezultatet përmendin krizën social-ekonomike si shkaktar të çrregullimeve mendore.

“Është e ekzagjeruar 70% me depresion, mërzitje e ankth po, edhe mund të jetë. Mendoj se 70% është shumë e lartë se na bën të gjithëve me probleme atëherë”, shprehen disa qytetarë.

 


2 Comments

    1. i pa emer e me mut ne tru ka 70 vite qe han mut ne qenefin negjmije dhe ende i duket mjalt e lere tash qe han 25 vite mut rame e ruqi qe i thot sherbet bakllavaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *