• |
ide | kryesore

Rama ‘merr me të mirë’ banorët e ‘Astirit’, ndryshon VKM-në: Qira deri në momentin e strehimit

Lajme, Të fundit


Qeveria ka vendosur të ndryshojë vendimin për banorët e Unazës së Re që preken nga projekti i ndërtimit të rrugës.

Ndryshe nga vendimi i parë që parashikonte qira për një periudhë dyvjeçare për banorët që u shemben ndërtesat, në vendimin e marrë sot, ndryshohen fjalët “… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”, e cila zëvendësohet me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin”.

Sipas vendimit, Financimi i qirasë për familjet përfituese mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin dhe 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

“Financimi i qirasë të bëhet pas verifikimit nga Bashkia Tiranë të gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes, sipas parashikimeve të ligjit për strehimin”, thuhet në VKM.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej muajsh kundër vendimit që shemb ndërtesat e tyre pa i dëmshpërblyer.


4 Comments

  1. Ne se,,,,por bese ky s;ka, por nese e ben po ndien shuplaken, apo grushtin qe do i bjere me 16 shkurt, keshtu eshte kur e ndien vdekjen.

  2. Nqs jane brenda ligjit do ti demshperblesh
    Nqs jane ne kundershtim me ligjin pseduhet tu paguash qera?
    Apo vk ste kerkon kush llogari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *