• |
ide | kryesore

Studentët bojkotues mbyllin me zinxhirë gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’

Lajme, Të fundit


Studentët bojkotues kanë mbyllur me zinxhirë derën e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në përpjekje për të ndaluar studentët e fakultetit Juridik për të zhvilluar aty mësim pasditen e sotme, meqë në fakultet prej ditësh studentët protestues nuk lejojn kryerjen e mësimit.

Të ndodhur në këto kushte, studentët që kërkojnë të zhvillohet mësim për të mos humbur vitin akademik janë futur përmes një dere tjetër të gjimnazit.

“Do zhvillohet mësim çdo mbasdite tek gjimnazi ‘Petor Nini’. Do ketë mësim dhe të shtunë edhe të diel. Jemi të detyruar për këtë zgjidhje” – ka thënë Dekani i Juridikut, Artan Hoxha.

Dekani iu drejtua dy ditë më parë me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkoi ambiente të reja për zhvillimin e procesit mësimor.

Kërkesa e Dekanit erdhi pasi një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin në ambientet e këtij fakulteti në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre dhe nuk lejojnë pjesën tjetër të zhvillojë procesin mësimor ne auditore.


4 Comments

  1. Ka filluar mesimi per studentet e drejtesise,Argita me ngelsat dhe shpellaret beri cmos ta ndalonte mesimin por nuk ja doli

  2. E c’ju duhet shkolla,per banditet dhe rrugacet eshte me kollaj .Per vitin 2018 ,nje milion shqiptare nuk lexuan asnje liber,e c;ju duhet shkolla,shkoni ne kafe dhe mbani celulare.

  3. ky eshte kulmi…rrasini brenda me akuzen e shkeljes se te drejtave te njeriut..

    Ashtu sic kane te drejte ata te protestojne , po ashtu kane te drejte dhe te tjeret qe nuk e mendojne si ta te shkollohen.

    E drejta e protestes se tyre mbaraon aty ku preket e drejta e te tjereve per tu arsimuar.

    Edhe sikur vetem nje student te doje te vazhdoje mesimin qeveria eshte e detyruar ti krijoje kushte per tja lejuar ate .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *