• |
ide | kryesore

(VIDEO) Kapen 650 kg kokainë në Itali, pranga shqiptarit

Lajme, Të fundit


Rreth 650 kilogramë kokainë janë konfiskuar nga Guardia di Finanza dhe Agjencia e Doganës në portin e Livornos.

Për këtë sasi të konsiderueshme droge janë arrestuar 5 trafikantë, ku në mesin e tyre raportohet se është i përfshirë edhe  shqiptari me emrin, Dorian Petoku. Ky i fundit thuhet mes tjerash se mbante lidhjet me trafikantët në Brazil.


Sipas mediave italiane droga e kapur ishte ndarë në 582 pako dhe e futur në 23 çanta e fshehur brenda një kontejnerin që përmbante kafe. Autoritetet italiane raportojnë se kjo është sasia më e madhe e kapur në harkun kohor në dhjetë vitet e fundit.

Policia zbuloi sasinë e drogës për shkak të erës që emetonte kontejneri ku ishte fshehur sasia rekord e kokainës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *