• |
ide | kryesore

Juventus merr frymë: Chiellini kundër Atletico Madrid do të jetë

Sport



Dëmtimi i Giorgio Chiellini, në ndeshjen e humbur 3-0 ndaj Atalantës për Kupën e Italisë, ka frikësuar jo pak Juventus, në kohën kur edhe Bonucci ishte në listën e dëmtimeve. Mbrojtësi 33 vjecar do ti nënshtrohet të premten testimeve për të vlerësuar shkallën e dëmtimit në pulpën e djathtë. Duhet pritur në fakt nga 24 në 36 orë përpara se të jepet një diagnozë e saktë. Megjithatë për mbrojtësin e Juventus, ka optimizëm: flitet për 15 ditë pauzë dhe kthim në dispozicion të Allegri për sfidën e Champions League me Atletico Madrid.

Për atë datë duhet të jetë në dispozicion edhe Leonardo Bonucci. Ndërkohë, skuadra është kthyer në fushë për seancën stërvitore të programuar për ata që nuk kanë luajtur në Bergamo, ose kanë luajtur pak minuta. Lajme të mira nga infermieria vijnë edhe nga Mario Mandzukic, gati të kthehet në dispozicion të Allegri kundër Parmës. Mungesa e tij ka rënduar dhe jo pak, mbi të gjitha në fazën ofensive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *