• |
ide | kryesore

Mjeshtri kinez flet mbi gjininë e fëmijës së Meghan

Paparazzi, Slider



Dukesha e Sussex-it do të bëhet nënë e një djali.

Të paktën ky është parashikimi i mjeshtrit kinez të Feng Shui-t, i cili ka marrë përsipër të zbulojë gjininë e foshnjës që pret Meghan Markle dhe Princ Harry.

Meghan, e cila është 6-muajshe shtatzënë, pret të lindë në fund të prillit ose në fillim të majit. Princ Harry dhe dukesha kanë zgjedhur ta mbajnë gjininë surprizë.

“Shohim se është një vit shumë i mirë për të për t’ u bërë me fëmijë”, tha Thierry Chow, mjeshtër i Feng Shui-t.

“Për grafikun e saj të lindjes, ajo ka pak energji dominuese mashkullore. Kështu që unë do të thosha se është më tepër në pritje të një djali sesa një vajze”.

Teksa horoskopi kinez hyn në Vitin e Derrit javën e ardhshme, mjeshtërit e Feng Shui-t parashikojnë trazira  edhe për udhëheqësit botërorë si presidenti Donald Trump, i cili rrezikon të zbulojë sekretet e kaluara.

Duke u ulur pas një tavoline të madhe prej druri të mbushur me libra dhe tabela hamendësimesh, mjeshtri shpjegoi se 2019-ta mund të jetë një vit veçanërisht i keq për ata që kanë lindur në Vitin e Qenit – që përfshin presidentin e Amerikës.

“Të gjitha gjërat e këqija të bëra nga njerëzit që kanë lindur në vitin e qenit mund të ekspozohen dhe të bëhen publike”, tha ai për AFP.

“Ka një shans që ai të fajësohet”, vijoi mjeshtri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *