• |
ide | kryesore

Përgjimet e Zërit të Amerikës/ Prokuroria nis hetimet për nxjerrje të sekretit

Lajme, Të fundit


Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimet pas publikimit të përgjimeve në Zërin e Amerikës.

Në njoftimin shpërndarë mediave, prokuroria njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.” – thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Zëri i Amerikës publikoi një ditë më parë një tjetër pjesë të “dosjes 339” ku tregohet qartë blerja e votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Nga përgjimet del se kreu i Bashkisë së, Durrësit Vangjush Dako kishte marrëdhënie të afërta me grupin e Avdulajve, të akuzuar për trafik droge, e madje konsumonte dreka.

Vërtetohet se si Rilindja dhe bandat kanë manipuluar zgjedhjet 


4 Comments

  1. Po patejeter qe po, Arta artistja me ekipin e saj virtuoz dhe prestigjioz dhe prestigjator bile bile, do te gjejne leak-ers ne prokurori mjafton qe te punesojne gazetarin investigativ Artan Hoxha, pasi ai i zbulon te tera.

    Prokuroria duhet pastruar nga ndyresirat si Anton Martini , kjo katunarja hajdute patologjike Donika Prela apo ai maloku tjeter morracak Ardian Nezha, apo edhe te tjere qe jane me keq se novojtoret e Bangladeshit.

  2. nuk burgosin ramen,gjushin,ballen,manjakun manja,sadri abazin,rrajen,pjerdh e dhin ndreun por kerkojn te burgosin zerin e amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *