• |
ide | kryesore

Rama shkon në seancë, Basha: Zbrit nga ajo karrige, po të mbaron koha

Lajme, Të fundit


Në momentin që kryeministri Edi Rama ka mbërritur në parlament, ku po zhvillohet dhe seanca plenare e së enjtes, ai është pritur me komente prej kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Prej vendit të tij, Basha i ka kërkuar kryeministrit të zbresë prej karriges, duke e paralajmëruar dhe se koha po i mbaron.

Rama i ka pritur me buzëqeshje dhe tundje koke fjalët e Bashës.

“Tik tak po iu mbaron koha. Ty të parin do të shkulin nga ajo karrige. S’do ketë as lobistë e as propagandistë që të mbrojnë lëkurën. Ndaj zbrit nga ajo karrige”, tha Basha.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *