• |
ide | kryesore

Tensione në Kuvend/ Opozita bllokon foltoren, kërkon ardhjen e Ramës (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Ndërsa ministrja e re e Financave Anila Denaj mori fjalën në seancën plenare, opozita nuk e lejoi të vazhdojë fjalën. Deputetët e opozitës rrethuan foltoren duke kërkuar të vijë në seancë kryeministri Edi Rama.

I pari u çua kreu i PD, Lulzim Basha dhe më pas të tjerët. Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancë.

“Ju jeni këtu për shkak të një grupi kriminelësh, ju jeni këtu se ata u kanë kapur prej tirandash e u kanë sjellë këtu. Ka 5 vite që ne e kemi thënë këtë, por ato u thanë dhe mbrëmë nga media me serioze “Zëri i Amerikës”. Kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve, ai që e ka shndërruar këtë kuvend në një kuplara të krimit nuk denjon të vijë, nuk i bëjnë fajde ilaçet, i ka mbaruar pluhuri, problemi i tij, ne nuk pretendojmë të jemi në një seancë normale, kjo seancë duhet ndërprere dhe njeriu që ka përgjegjësinë për shndërrimin e Kuvendit në bodrum të krimit”, u shpreh Basha.

Edhe Edmond Spaho kërkoi që seanca të mos vijojë më nëse nuk vjen dhe Kryeministri në seancë.

“Kryeministri duhet të jetë në sallë, se ka një investigim që Kryeministri del si hajdut zgjedhjesh. Prandaj ndërprisni seancën, të jetë dhe Rama në sallë dhe pastaj të vijojmë”, u shpreh Spaho.

Me gjithë tërheqjen e vëmendjes nga ana e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili paralajmëroi se do merrte masa opozita nuk është bindur.

Mw pas, Ministrja Denaj foli për ekonominë dhe shifrat e vitit 2018.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *