• |
ide | kryesore

ARRSH: Të gjithë akset rrugore janë të hapura

Lajme, Të fundit


Pas një kohë të gjatë bllokimi nga reshjet e dëborës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar hapjen e të gjitha akseve rrugore. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ARRSH shkruan se i vetmi aks që kalohet me zinxhir është Qafë Dragalicë-Klenje-Steblevë.

ARRSH thekson se kompanitë e mirëmbajtjes kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur ngrica.

“-Të gjitha akset kombëtare janë të hapura dhe qarkullimi bëhet pa probleme.
-Kompanitë e mirëmbajtjes kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur ngrica.
-Me zinxhir kalohet vetëm në:
Qafë Dragalicë-Klenje-Steblevë, 15 – 17 km”, shkruan ARRSH.


1 Comment

  1. Brravo Cuna, jeni djersit shum prej shiut qe ra dhe temperaturave te larta. Kujdes mos e futni ne automatik kete njoftim, se ju del edhe ne gusht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *